Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREZbulohet fragmenti i Ungjillit 1750-vjeçar në Vatikan

Zbulohet fragmenti i Ungjillit 1750-vjeçar në Vatikan

Një studiues në Akademinë Austriake të Shkencave (ÖAW) ka zbuluar një fragment unik të një përkthimi 1750-vjeçar të Dhiatës së Re, në bibliotekën e Vatikanit. “I fshehur në një dorëshkrim të rishkruar dy herë, dy faqet janë kapitulli pothuajse i plotë i 12-të nga Ungjilli i Mateut”, tha sot eksperti për mesjetën, Grigory Kessel. “Kjo është e vetmja pjesë e mbetur e njohur e një dorëshkrimi të katërt që dëshmon versionin e vjetër në gjuhën siriane dhe ofron një qasje unike në transmetimin shumë të hershëm të teksteve të Ungjillit”, tha ÖAW. Gjuha siriane është një dialekt aramaik që doli gjatë shekullit të parë pas Krishtit nga një dialekt lokal aramaik. Kjo gjuhë ishte e rëndësishme në tekstet letrare dhe fetare të krishtera. Sipas akademisë, përkthimi në gjuhën siriane është shkruar të paktën një shekull përpara dorëshkrimeve më të vjetra greke të mbijetuara. Kapitulli është përkthyer në shekullin II ose III dhe ndër të tjera trajton sjelljen në Sabat. Rreth 1 300 vjet më parë, një shkrues në Palestinë zhduku librin origjinal të Ungjillit të gdhendur me tekstin sirian. Pergamena ishte e pakët në shkretëtirë në Mesjetë, kështu që dorëshkrimet shpesh ripërdoreshin. Deri vonë, njiheshin vetëm tre dorëshkrime që përmbanin përkthimin e ungjijve në gjuhën siriane të vjetër. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ