Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me Ilin Dimitrov, ministër i Turizmit i Bullgarisë, i cili konfirmoi se, “Shqipëria po kthehet në destinacion për pushuesit bullgarë”. Kumbaro informoi se, Dimitrov ishte i ftuar në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit “FESTA” si, “kontributor i shkëlqyer në panelin qeveritar, por edhe me sinergjinë e duhur për të vendosur bashkëpunime intensive në shërbim të shtimit të flukseve turistike nga Bullgaria dhe eventeve dedikuar turoperatorëve”. “Do të rishihemi së shpejti me ministrin Dimitrov në Sofje, ku mbahet takimi i Komisionit Europian për Organizatën Botërore të Turizmit dhe Shqipëria është kandidate për t’u bërë pjesë e Këshillit Ekzekutiv”, u shpreh Kumbaro. atsh