Nxirret nga errësira e kohës ikona “Shën Mëria mbi fron”

0
5

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat vijon puna për restaurimin e ikonës “Shën Mëria mbi fron”, me autor Gjergj Johan Çetiri. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ikona që është në proces restaurimi nga specialistët e laboratorit. “Me profesionalizëm e durim, restauratorët e Laboratorit pranë DRTK Berat po nxjerrin nga errësira e kohës ikonën “Shën Mëria mbi fron”, me autor Gjergj Johan Çetiri”, theksoi Margariti. Ndërhyrja e restaurimit do të bëjë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësi të një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin. atsh