Hyrja e Finlandës në NATO përfaqëson një përshkallëzim të ri duke paraqitur kështu një kërcënim për sigurinë e Rusisë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në ditën kur Helsinki u bë anëtari i 31-të i Aleancës. ”Hyrja e Finlandës në NATO e detyron Rusinë të marrë kundërmasa për të garantuar sigurinë e saj”, shtoi Peskov, i cituar nga TASS. ”Moska do të monitorojë nga afër lëvizjet e armëve dhe infrastrukturës ushtarake në territorin finlandez dhe do të njoftojë përgjigjen e saj në kohën e duhur”, shtoi zëdhënësi. Pas tri dekadash mosangazhimi ushtarak, Finlanda iu bashkua sot NATO-s, një pikë kthese strategjike e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në një ceremoni të ngarkuar me simbole, vendi nordik, i cili ndan një kufi 1 300 kilometra të gjatë me Rusinë, do të bëhet anëtari i 31-të i Aleancës, në përvjetorin e krijimit të saj, 4 prill 1949. atsh