Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKehoe: Pritjet janë që Thaçi të shpallet i pafajshëm

Kehoe: Pritjet janë që Thaçi të shpallet i pafajshëm

Avokati Gregory Kehoe pret që ish-presidenti Hashim Thaçi të shpallet i pafajshëm. Pas përfundimit të seancës, ai u tha gazetarëve se provat e mbrojtjes tregojnë qartë që UÇK nuk kishte strukturë komanduese. “Pritjet janë që klienti ynë të shpallet i pafajshëm. Natyrisht, ju i keni parë provat që kemi paraqitur. Është një rast që është paraqitur nga ZPS për komandimin dhe kontrollin, komandimin dhe kontrollin efektiv. Dhe unë mendova se provat që sollëm sot, tregojnë qartë se nuk kishte strukturë komanduese dhe kontrolli, dhe sigurisht jo një strukturë efektive kontrolli komandues. UÇK-ja vepronte në nivel bazë dhe vepronte me kontrollin e zonave operative, dhe komandantëve të zonave operative dhe nuk ishte një zinxhir komandues vertikal. Mendoj se e kemi bërë mjaft të qartë sot”, u shpreh Kehoe. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments