Vijon puna në projektin e Rikualifikimit të Parkut të Drilonit në Pogradec. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me AADF-në njoftojnë se së shpejti, parqet do të jenë të aksesueshëm e të përdorshëm nga të gjithë. Në Parkun e Drilonit infrastruktura nëntokësore pothuajse ka përfunduar dhe tashmë po punohet me pjesën e mbitokës. Ky projekt përfshin ndërtimin e rreth 4 000 m rrugica për këmbësorë që zgjerojnë sipërfaqen e parkut dhe e bëjnë atë të arritshëm nga të gjithë. Rrugicat gjithashtu lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.