Territori i Kosovë që në orët e parë të mëngjesit do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të dominojnë vendin përgjatë të gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje të pakta. Më të dukshme reshjet pritet të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës, KU në zona të izoluara në këto pjesë të territorit do të ketë edhe moment të shkurtra me flokë dëbore. MV do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta përgjatë gjithë ditës së shtunë. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime në pjesën e dytë të ditës duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat perëndimore dhe Jugore. POR pritet të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites.Pjesërisht Europa Jugore dhe Qëndra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa në Alpet e Europës do të ketë reshje në formë dëbore. POR në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave do të jetë gadishulli Iberik dhe Brigje e Egjeut. PO_ashtu në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë Europa Lindore dhe Veriore.
Rajoni,Europa Moti-E Shtunë 1 Prill 2023
RELATED ARTICLES