Disa ditë pas një tjetër masakre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Florida miratoi një ligj që lejon mbajtjen e armëve në publik pa licensë. Masa, e miratuar javën e kaluar, nga Dhoma e Përfaqësuesve kaloi sot në Senat me 27 vota pro dhe 13 kundër. Sapo ligji të hyjë në fuqi, do të nevojitet vetëm një dokument identiteti, si patenta e shoferit. Mosha për blerjen e armëve nuk duhet të jetë më e vogël se 21 vjeç dhe blerësi duhet të ketë një precedent të pastër penal. “Njëzet e pesë shtete ne SHBA do të lejohen të mbajnë armë në publik, së bashku me Floridën do të bëhen 26″, tha guvernatori Ron DeSantis. Masa vjen vetëm tre ditë pas të shtënave në një shkollë në Nashville, Tenesi, në të cilën u vranë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë nëntë vjeç. atsh
Florida miraton ligjin për mbajtjen e armëve në publik pa licensë
RELATED ARTICLES