Papa Françesku po shkon më mirë pas natës së tij të parë në spital në Romë, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni. Kreu i Kishës Katolike Romake po e mer vehten. Gjendja e tij po përmirësohej gradualisht dhe ai vazhdon të merrte trajtimin sipas planit”, shtoi Bruni. ”Papa punon në mëngjes dhe lexonte disa gazeta. Në banesën private të Poliklinikës Gemelli, ai u lut në një kishëz të vogël dhe mori Eukaristinë”, shtoi Bruni. Bruni nuk tha se sa kohë do të duhet të qëndrojë Francesco në spital. Të mërkurën ai kishte folur për “disa ditë”. 86-vjeçari u dërgua në spital të mërkurën me një infeksion të frymëmarrjes, sipas Selisë së Shenjtë. atsh