Parlamenti i Turqisë ka planifikuar të votojë sot për pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s. Dhoma legjislative, e dominuar nga partia e presidentit, Recep Tayyip Erdogan dhe nacionalistët aleatë, pritet të japë miratimin e saj, duke e bërë Turqinë anëtarin e fundit të NATO-s që ratifikon pranimin e Finlandës në aleancë. Që një vend i ri të anëtarësohet në NATO, secili prej anëtarëve ekzistues të aleancës duhet të japë miratimin e tij zyrtar. “Seanca e asamblesë së përgjithshme do të nisë sot në orën 14:00”, sipas njoftimit të dhomës legjislative. Ndërsa, kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO është ende në pritje për shkak të kushteve të Turqisë, duke përfshirë riatdhesimin e disa të dyshuarve të cilët Ankaraja i etiketon si “terroristë”. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Finlanda ndan një kufi të gjatë tokësor me Rusinë. atsh
Parlamenti voton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO
RELATED ARTICLES