Kombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias në muajin prill. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me dy federatat përkatëse për zhvillimin e këtyre dy miqësoreve në vendin tonë në muajin e ardhshëm. Takimi i parë i planifikuar i Shqipërisë së vajzave është ai kundër përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut më 7 prill, në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në ora 16:00, ndërsa miqësorja e dytë është programuar të zhvillohet katër ditë më vonë, kundër Kenias, po në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 16:00. Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin nën drejtimin e trajnerit Armir Grima më 5 prill në Tiranë, ndërsa tekniku shqiptar do të shpallë listën me futbollistet e grumbulluara pas pak ditësh. Po në qytetin e Durrësit do të qëndrojë edhe përfaqësuesja keniane, që ka parashikuar të grumbullohet në Shqipëri më 8 prill dhe të gjitha shpenzimet e ekipit mik nga Kenia do të mbulohen nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në rast se ekipi i Kenias nuk do të pajiset me viza shqiptare në kohën e duhur, atëherë miqësorja do të anulohet. Këto dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias janë një mundësi shumë e mirë për trajnerin Grima dhe stafin e Kombëtares A për të vëzhguar e testuar vajzat kuqezi, duke qenë se për momentin nuk janë të angazhuara në impenjime zyrtare me ndeshje të nivelit UEFA-s apo FIFA-s. Gjatë muajit prill, Shqipëria do të njohë edhe kundërshtaret e kualifikueseve të Europianit të ardhshëm. Të dyja këto kundërshtare mbartin edhe një specifikë shumë të veçantë për Shqipërinë e vajzave. Kjo pasi, Maqedonia e Veriut është edhe ekipi i parë me të cilën është përballur Kombëtarja e vajzave në historinë e saj, pikërisht më 5 maj të vitit 2011, ndërsa me përfaqësuesen e Kenias do të luajë për herë të parë në historinë e saj. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on