Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAmfiteatri i Durrësit:Nis puna për projektin e gërmimit dhe restaurimit

Amfiteatri i Durrësit:Nis puna për projektin e gërmimit dhe restaurimit

Në Amfiteatrin e Durrësit, i ndërtuar në fund të shek 1 pas Krishtit dhe i zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi, ka nisur puna për projektin e gërmimit dhe restaurimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha sot se “me vendim të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale ka nisur puna në hapësirat e amfiteatrit”. “Projekti madhor i gërmimit dhe restaurimit po paraprihet nga sondazhi arkeologjik dhe aplikimi i sondave gjeologjike vertikale dhe horizontale me qëllim njohjen më të mirë të shtresave nëntokësore, shtrirjen e monumentit, lidhjen e tij me truallin natyror si dhe nivelin e ujërave nëntokësore”, theksoi Margariti. Ministrja Margariti u shpreh se “rezultatet që po përftohen do të shërbejnë për hartimin e raporteve, të cilat do të krijojnë bazën e shëndoshë për vijimin e projektit për nxjerrjen në dritë të kësaj pasurie të jashtëzakonshme”. Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. I pas Krishtit, në periudhën e perandorit Trajan. Ai është shfrytëzuar për dyluftimet e gladiatorëve dhe të shtazëve të egra për afro 2 shekuj. Monumenti është zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Deri tani është zbuluar rreth gjysma e amfiteatrit, me pjesën perëndimore dhe veriore të shkallareve, si dhe një pjesë e galerive. Amfiteatri i lashtë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ