Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 10%

Eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 10%

Fermerët po shtojnë prodhimin bujqësor në serra nxitur falë uljes së kostove nga mbështetja me subvencione, por dhe moti i ngrohtë që ka shoqëruar këtë dimër. Sipas INSTAT, fermerët kanë eksportuar sasi më të larta të frutave dhe zarzavateve në dy muaj e parë të vitit 2023. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në janar-shkurt 2023 eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 10%, ndërsa eksportet e frutave me 25 për qind. Ndryshe nga vitet e tjera prodhimet e serave dolën gati 20 ditë më shpejt duke bërë shitjet e para që në mes të shkurtit. Prodhimet e para u shitën me çmime të larta. 1 kilogram kastravec për eksport u shit me 120 lekë, një vlerë e lartë në raport me vitet e tjera. Fermerët në zonat me bujqësi intensive në sera, Fier dhe Berat pohojnë se këtë vit çmimet ishin më të larta se vitet e kaluara, duke nxitur sërish interesin për të kultivuar në sera. Për shkak të investimeve në zinxhirët e eksportit, prodhimet në sera po marrin formën e bizneseve të organizuara. Eksportet e zarzavateve ishin 3.4 herë me larta se importet në vitin 2021. Zhvillime pozitive ka edhe në prodhimin dhe eksportin e frutave. Deri në vitin 2020 vendi ishte deficitar në tregtinë më jashtë të frutave, ku importet ishin më të larta se eksportet. Pas vitit 2020 raportet kanë ndryshuar. Në vitin 2022 sasia e frutave të eksportuara ishte 30% më e lartë se sasia e importeve. Ndër produktet kryesore të eksportuara janë perimet e serrave, domatja, kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi etj. Ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments