DPSHTRR pezullon aktivitetin e 11 autoshkollave në Tiranë

0
30

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPRRTSH) bën të ditur se ka pezulluar aktivitetin e 11 autoshkollave për një periudhë nga 1 deri 3 muaj. Për një kompani DPSHTRR ka propozuar heqjen e licensës pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. DPSHTRR bëri të ditur se ka ushtruar kontroll tekniko-administrativ në 41 subjekte autoshkolla në qarkun e Tiranës, për muajin mars. Ndër mangësitë kryesore të konstatuara janë mosafishimi i orareve të funksionimit të autoshkollës; mospërditësimi i rregulloreve të funksionimit të autoshkollës sipas akteve ligjore dhe nënligjore; tabela keqinformuese, ku autoshkolla reklamon për kategori lejedrejtimi që nuk është e licensuar si aktivitet; regjistrat e teorisë dhe praktikës të pa azhurnuara rregullisht; regjistri amza i pa protokolluar pranë drejtorisë rajonale; autorizime mjeti autoshkolle dhe instruktorësh që u ka përfunduar afati. Sipas DPSHTRR po përgatiten masa ndëshkuese për instruktorë dhe punonjës autoshkolle. “Në vijim edhe të angazhimit për mbrojtjen dhe standardizimin e tregut të Autoshkollave, garanton se asnjë subjekt nuk do të lejohet të operojë në shkelje apo në kundërshtim me aktet në fuqi”, bën të ditur DPSHTRR. atsh