“Tulipani shqiptar rritet në një lëndinë të caktuar prej 35 ha në fshatin Surroj në bashkinë e Kukësit. Me shpalljen “monument natyre”, kjo zonë merr këtë tipologji mbrojtje. Duhet të theksojmë që kjo specie e veçantë është në listën e kuqe ndërkombëtare, që janë speciet më të rrezikuara”, theksoi Kumbaro. “Tulipa albanica” është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Republikën e Shqipërisë, në qarkun e Kukësit. Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës “Tulipa scardica” dhe me “Tulipa schrenkii”, por dallon nga to pasi ka gjethe me valëzim si dhe është i ndryshëm nga ana gjenetike. Zbuluesit e kësaj specie janë prof as. dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit, Danimarkë. Në botë deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114. atsh
Tulipani shqiptar ,“monument natyre”
RELATED ARTICLES