Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAFlamingo në Pogradec

Flamingo në Pogradec

Prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror. Shpendët janë vizitorë të përhershëm në Shqipëri, si në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, në Kune, por vitet e fundit janë parë edhe në Pogradec. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla, deri në qindra-mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments