Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj që kërkojnë plazhe të bukura në sezonin veror, por edhe të eksplorojnë Alpet shqiptare që ofrojnë peizazhe mbresëlënëse, e qytetet e lashta për kulturën dhe historinë. Shtimi i kapaciteteve nga ngritja e terminalit të ri në Rinas, deri te shtimi i pikave të kontrollit kufitar, të cilat janë kryer përgjatë vitit 2022, kanë ndihmuar në akomodimin pa probleme të rritjes së numrit të pasagjerëve për vitin që lamë pas. Sipas raportit “Bilanci i pagesave” të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri, mbi 2.8 miliardë euro. Por edhe shqiptarët kanë rritur shpenzimet në udhëtime jashtë vendit përgjatë kësaj periudhe. Referuar të dhënave rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit 1.77 miliardë euro, gjatë 2022-shit. Bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me atyre të shqiptarëve jashtë, ishte pozitiv gjatë vitit, në një vlerë prej 1.07 miliardë eurosh. Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit. Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave. Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85 % më shumë vizitorë nga Anglia; 3.7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84 % më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit. Autoritetet në vend flasin për flukse vizitorësh të shpërndarë në të gjithë territorin dhe prurje inkurajuese për zonën veriore, falë edhe investimeve për të përmirësuar infrastrukturën drejt atyre pikave më tërheqëse. Turizmi sot kontribuon me mbi 17 % në PBB. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on