Kompania gjermane hekurudhore “Deutsche Bahn” kritikoi protestat e mëdha që po prekin pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar ndërpreje të shërbimeve. “Miliona pasagjerë që mbështeten në transportin e urban dhe hekurudhor janë prekur nga kjo protestë e tepruar”, tha një zëdhënës i “Deutsche Bahn”. “Jo të gjithë mund të punojnë në distancë”, shtoi ai. “Mijëra kompani që morën ose dërguan produktet e tyre me rrugë hekurudhore do të vuajnë gjithashtu disavantazhe”, tha ai. Kompana pezulloi të gjithë trafikun në distanca të gjata dhe pjesë të mëdha të shërbimeve hekurudhore rajonale dhe të udhëtarëve për shkak të protestës së thirrur nga sindikatat “Verdi” dhe EVG. “Është e mundur që ne të jemi në gjendje të drejtojmë përsëri transportin rajonal gjatë ditës, në varësi të protestësnyrës”, tha ai. atsh