Mirëmbajtja e monumenteve vijon te jëtë prioritet i punës së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër. Ditët e fundit, specialistët e DRTK Gjirokastër po kryejnë pastrimin nga vegjetacioni të ambienteve, për sistemimin e mureve dhe trotuareve rreth manastirit të Cepos, monument kulture kategoria I. Manastiri është dykatësh me gur të zi dhe të bardhë, kati përdhe në pjesën ballore është realizuar me harqe guri. Në katin e dytë manastiri është i ndarë nga dy ambiente dhe në fasadë ka dritare në të tre faqet. Ky manastir është një destinacion për turizmin historik dhe atë arkitekturor. Manastiri i Cepos, ndryshe quhet edhe Guri i Lartë. Manastiri historik ndodhet në një shkallë poshtë një prerjeje shkëmbore të shpatit verior të Malit të Gjerë, në një nga pikat më strategjike të Luginës së Drinos. atsh