Në Grand Slam-in e Xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare. Krasniqi ka triumfuar ndaj xhudistes belge, Amber Ryheul, në kategorinë deri në 57 kilogramë, raporton KosovaPress. Në këtë garë po marrin pjesë edhe Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-78kg). atsh
Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slam-it të xhudos
RELATED ARTICLES