Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBORDO’–Protestuesit i vënë flakën bashkisë së qytetit

BORDO’–Protestuesit i vënë flakën bashkisë së qytetit

Bashkisë së Bordosë iu vu zjarri, ndërsa protestat franceze kundër planeve për të rritur moshën e daljes në pension vazhduan, shkruan BBC. ”Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën, përfshirë 119 000 në Paris”, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin. Demonstratat u provokuan nga ligji që rriti moshën e pensionit me dy vjet, në 64. Sindikatat kanë bërë thirrje për më shumë protesta të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend. Nuk dihet se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit. Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin u përpoq të qetësonte çdo shqetësim përpara udhëtimit të mbretit, duke thënë në mbrëmje se siguria “nuk paraqet probleme dhe se monarku do të mirëpritet denjësisht”. ”Në Paris, demonstratat përgjithësisht paqësore panë përleshje të herëpashershme midis policisë dhe rebelëve të maskuar, të cilët thyen xhamat e dyqaneve dhe sulmuan një restorant McDonald’s”, sipas Reuters. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments