Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDita Botërore e Poezisë

Dita Botërore e Poezisë

Dita Botërore e Poezisë mblodhi mbrëmjen e djeshme në Sarajet e Toptanasve, artistë të merituar të cilët i dhuruan publikut artdashës emocione duke interpretuar vargje nga disa poetë të zgjedhur. Në këtë mbrëmje, bashkë me yjet e skenës shqiptare si Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Viktor Zhysti, Vikena Kamenica, Yllka Mujo dhe Katriot Çaushi ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Sarajet e Toptanasve, të mbuluar nga dritat dhe projeksionet sollën për publikun konturet e pasurisë kulturore, mes bukurisë së vargjeve dhe këngës. Që nga viti 1999, 21 marsi përkujtohet si “Dita Botërore e Poezisë”, hyjneshës së fjalës. UNESCO miratoi për herë të parë 21 Marsin si “Ditën Botërore të Poezisë” gjatë Konferencës së saj të Përgjithshme të 30-të në Paris në vitin 1999, me synimin për të mbështetur larminë gjuhësore përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen. “Dita Botërore e Poezisë”, është rasti për të nderuar poetët, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur afrimin midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, vallëzimi, muzika dhe piktura. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments