Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria, rritje me 75% të fluturimeve pas pandemisë

Shqipëria, rritje me 75% të fluturimeve pas pandemisë

Shqipëria renditet e para ndër vendet e Evropës Juglindore për rimëkëmbjen e fluturimeve. Në këtë përfundim ka dalë “Mabrian”, ofruesi kryesor i inteligjencës për udhëtimet, duke u bazuar te shifrat paspandemisë së COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara në “Mabrian”, Shqipëria shënoi një rritje prej 75 % të fluturimeve ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019. Ndikimi më i madh sipas kompanisë erdhi nga rritja prej 278 % të fluturimeve me Gjermaninë. Po ashtu, Greqia së bashku me Kroacinë dhe Qipron arritën të tejkalojnë nivelet, para se pandemia të niste. “Mabrian” ekzaminoi kapacitetin ajror bazuar në oraret e fluturimeve nga 1 janari deri më 28 shkurt 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë 2019. Në raportin e publikuar krahasohen edhe çmimet e hoteleve bazuar në çmimin mesatar. Sipas tij, tarifat e hoteleve po rriten në pothuajse të gjitha destinacionet për të gjitha kategoritë e hoteleve me Bullgarinë dhe Kroacinë që raportojnë rritjen më të lartë të çmimeve gjatë vitit 2022. Nga ana tjetër, Shqipëria është i vetmi përjashtim, me çmime 4.1 % nën nivelet e vitit 2022 për hotelet me 4 yje. Megjithatëajo shënoi një rritje të çmimeve me 6.3 % për hotelet me 3 dhe 5 yje. Mabrian e ka publikuar këtë analizë përpara ngjarjes vjetore New Deal Europe – i vetmi treg i udhëtimeve komerciale për operatorët turistikë dhe organizatat turistike të fokusuara në 12 destinacionet në Evropën Juglindore – që do të zhvillohet më 28 mars në Londër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments