Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Varrezat Antike” në Sofratik

“Varrezat Antike” në Sofratik

Në “Varrezat Antike” në fshatin Sofratik të Dropullit të Poshtëm (Monument Kulture Kategori e I (parë)) specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë bërë pastrimin e tyre nga bimësia dhe mbeturinat e hedhura në to. Sipas DRTK Gjirokastër mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve të kulturës është në vëmendjen e specialistëve. Këto varre janë zbuluar në vitin 1966 gjatë sistemimit të oborrit të shkollës, ku u ndeshën dy varre që formoheshin me katër rrasa guri gëlqeror të bardhë ku duke gjykuar nga inventari dhe arkitektura këto varre i përkisnin periudhës helenistike me një sipërfaqe 200m2. Ato kishin formën e një sarkofagu të mbuluar me një bllok guri monolit sipër dhe mendohet se i përkasin shek III p.e sonë. Në vitin 1972 në vendin e quajtur Mengul u zbuluan disa varre në trajtën e një arke që përbëhej prej rrasash të mëdha me trashësi 0.10m. Ndërsa në vitin 1973 u zbuluan 9 varre të tjera në trajtë arke të formuara nga 4 rrasa gurri dhe një rasë tjetër e përdorur si mbulesë. Të gjitha këto varre që gjenden pranë njëra-tjetrës formojnë një varrezë të madhe të përdorur në shek.IV p.e.sonë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ