Kosova ka rrëmbyer dy medalje të bronzta nga Kupa e Botës në boks që po mbahet në Budva.
Liberta Haxholli në kategorinë 75 kg dhe Donat Syla në kategorinë 92 kg, fituan medaljet e bronzta, vendin e tretë në Kupën Botërore në boks “Adriatic Pearl” në Budva ku pjesëmarrës ishin 23 shtete.
Drejtësinë në këtë kupë botërore ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, përcjell KosovaPress.
Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u shprehen se nuk janë shumë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë kur e dimë se në muajin prill na pret Kampionati Evropian U18 në Jerevan (Armeni) dhe duhet punuar dhe përgatitur maksimalisht për këtë kampionat evropian. atsh