Qendra turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh vizitohet çdo ditë nga qytetarë të shumtë. Qendra është ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pika e agroturizmit të Marinës ndodhet në mes të liqeneve të Dumresë. Një perlë e vogël turistike, që ofron pamjen më mbresëlënëse dhe komoditet cilësor. Iniciativat e bashkisë Belsh, vitet e fundit kanë gjetur mbështetjen e qeverisë shqiptare duke realizuar një sërë veprash në mbështetje të turizmit, e duke shfrytëzuar bukuritë që Zoti i ka falur bujarisht të gjithë zonës. Pranë liqenit të Marinës, në Belsh janë ndërtuar 9 shtëpiza druri dhe një ambient shërbimi restorant. Shtëpizat kanë një dizajn minimal alpin, të cilat integrohen shumë mirë edhe në territorin përreth liqenit të Marinës. Materialet e përdorura për ndërtimin e këtyre shtëpizave, janë materiale drusore ekologjike, të cilat e bëjnë impaktin e ndërhyrjes në natyrë akoma edhe me minimal për të mos cenuar ekosistemin e zonës. atsh