Liqeni i Banjës në Gramsh

0
132

Liqeni i Banjës në Gramsh ofron gjatë këtyre ditëve marsi një pamje fantastike për vizitorët. Bukurinë këtij destinacioni turistik ja shton dhe ura e ndërtuar mbi të, e cila konsiderohet si ndër më të bukurat në vendin tonë. Me hapjen e hidrocentralit të Banjës, rruga në drejtim të Gramshit dhe vlerave të tij turistike, ka mundësuar dhe zhvillimin e ekonomisë turistike në këtë zonë, dikur të izoluar. Vetë vepra arkitekturore e hidrocentralit që gjendet pranë këtij qyteti është kthyer në një destinacion turistik. Kureshtar të fushës së ndërtimeve, turistë të natyrës, të aventurës, qytetar të thjeshtë, pothuajse çdo ditë udhëtojnë drejt tij. Veç veprës teknike, aty është krijuar dhe një liqen madhështor mes malesh që tërheq mjaft kureshtarë. atsh