Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës, KU në orët e para të ditës do të jetë një pjesë e mirë e territorit në dominimin e kthjellimeve. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, KU më të theksuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. POR në vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në vend.Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në MV, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime deri në orët e mesditës. Ndërsa në vijim pritet të kemi dominim të vranësirave të lehta në të gjithë territorin e MV, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Europa Jugore dhe gadishulli Skandinav do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU në këto rajone të kontinentit do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Ballkanin perëndimor. Ndërsa pjesërisht Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po_ashtu me vranësira të shumta POR me reshje dëbore PARAQITET Veriu i kontinentit Europia.
Rajoni,Europa Moti-E Premte, 17 Mars 2023
RELATED ARTICLES