Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova,pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Kosova,pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Qeveria e Kosovës po planifikon ndërtimin e një memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Se kur mund të fillojë realizimi i këtij projekti, akoma nuk dihet. Ndërkohë, prindër të fëmijëve të vrarë dhe historianë thonë se Kosova është vonuar për ngritjen e memorialit përkujtimor për fëmijët martirë të lirisë. Që nga çlirimi i Kosovës, në qershor të viti 1999-të, mijëra qirinj janë ndezur e kurora me lule janë vendosur në kujtim të 1 mijë e 133 fëmijëve sa besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në nivel vendi. Në mesin e viktimave të gjenocidit serb në Kosovë janë edhe të gjithë fëmijët e Sebahate Berishes nga Hoqa e Vogël e Rahovecit, që u vranë pasi u godit me bomba shtëpia ku ishin strehuar, në fshatin Nagavc. “Më janë vrarë pesë vajzat: Adelina Berisha 9-vjeçe, Njomza 7-vjeçe, Shkurtesa 5-vjeçe. Lezija 2-vjeçe dhe Elhame Berisha që i kishte veç gjashtë muaj”, rrëfeu nënë Sebahatja. Për këta dhe krejt fëmijët e tjerë të vrarë në gjithë Kosovën, gjatë vitit 1998-99, akoma nuk ka një memorial të veçantë përkujtimor. Sebahatja, e cila pas luftës sërish u bë nënë, thotë për Radio Kosovën se është e pa arsyeshme mungesa e një memoriali për fëmijët e vrarë. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments