Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hapi dje thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj. Kjo thirrje u drejtohet të gjithë botuesve të huaj që duan të botojnë autorë shqiptarë. Kjo thirrje është pjesë thelbësore e politikave të QKLL për promovimin e kulturës shqiptare jashtë kufijve. Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale e bashkëkohore shqiptare, si në prozë, ashtu edhe në poezi dhe ese. Sipas QKLL kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi. Botuesi duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë, ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit. Fituesit do të bëhen publikë në javën e parë të muajit maj, në faqen e QKLL-së. Dorëzimi i aplikimit pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit bëhet brenda datës 14 prill 2023, ora 14:00. atsh
Home SPORT-KULTURE-ART KULTURE Thirrje për përkthimin e veprave letrare nga shqipja në gjuhë të huaja