Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARERivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

32 vjet më parë, më 15 mars 1991, Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një shkëputjeje 52-vjeçare prej perëndimit, Shqipëria nënshkroi në Washington, Memorandumin e Mirëkuptimit, që parashihte çeljen e ambasadës shqiptare përtej Atlantikut. Për këtë arsye, në organikën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shtoheshin 5 punonjës, një ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, dy diplomatë dhe dy punonjës teknikë (shifranti dhe shoferi). Shpenzimet e nevojshme prej 270 mijë dollarësh për hapjen dhe funksionimin e ambasadës dhe për pajisjen e saj me autovetura dhe me orendi të ndryshme, duheshin përballuar brenda planit të miratuar për vitin 1991. Ndërsa, ambasada e SHBA-së në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill të Ngarkuar me Punë “ad interim”. Hill u pasua nga ambasadori Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij qeverisë shqiptare më 21 dhjetor të vitit 1991. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) publikoi sot dokumentet e nënshkruara nga ministri i jashtëm, Muhamet Kapllani dhe kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ