Repubilika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë ditës së mërkurë të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shumta në territor. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në të gjithë vendin. Ndërsa në orët e mbrëmjes dhe në vijim presim përmirësim gradula të motit. Orët e para të mëngjesit në MV do të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, POR në zonat Jugore do të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që vranësirat të zhvillohen në të gjithë territorin e MV duke gjeneruar reshje shiu, KU në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe afatshkurta. Europa Lindore dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të pasura me lagështirë të cila do të gjenerojnë reshje dëbore në Lindje të kontinentit dhe në Alpet e Europës. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu pritet të jetë Qëndëra e kontinentit dhe pjesa më e madhe Jugut të kontinentit. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe gadishulli Skandinav do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë, 15 Mars 2023
RELATED ARTICLES