Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKëshilli i Stabilizim-Asociimit, Borrell viziton Tiranën më 15 mars

Këshilli i Stabilizim-Asociimit, Borrell viziton Tiranën më 15 mars

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell pritet të vizitojë Shqipërinë më 15-16 mars dhe Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars. Lajmin e bëri të ditur Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, që përmes një njoftimi për mediet thekson se këto vizita do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedonia e Veriut në kuadër të marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim-Asociimit, si dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo është hera e parë që këshillat përkatëse të Stabilizim-Asociimit mbahen në Tiranë dhe Shkup. Sipas axhendës së publikuar nga delegacioni i BE-së, Borrell do të takohet me Kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, më 16 mars. Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS. Pasditen e 15 marsit, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja, si dhe do të zhvillojë një bisedë me përfaqësues të rinisë. Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të të Stabilizim-Asociimit BE-Maqedonia e Veriut, të premten, më 17 mars. Maqedonia e Veriut këtë herë do të kryesojë Këshillin dhe do të përfaqësohet nga Kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisioni Evropian nga Komisioneri Várhelyi. Këshilli do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp rreth orës 11:30, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në EBS. Gjatë vizitës së tij, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Borrell do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, përfshirë me presidentin Stevo Pendarovski, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe kryetarin, zëvendëskryetarët, koordinatorët e partive politike dhe kryetarët e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian – Komisioni për Çështjet Evropiane i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments