Punonjësit e DRTK Gjirokastër po punojnë për të mirëpritur vizitorët. Prej disa ditësh specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër po punojnë për sistemimin e mureve të kishës së shek. IX në Agora; shëtitores, rrugës kryesore dhe ato dytësore të Parkut Arkeologjik. DRTK Gjirokastër ka publikuar një album fotografik nga mjediset ku po punohet. Parku arkeologjik Antigone, Andrianopol, është një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos. Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Brenda mureve fortifikuese të shek. III, vendbanimi ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Piro. atsh