Qeveria suedeze paraqiti sot një projekt që synon të forcojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit, ndërsa bisedimet për anëtarësimin në NATO kanë rifilluar. Dispozitat e reja do ta bëjnë pjesëmarrjen në një organizatë terroriste ose financimin e një pjesëmarrjeje të tillë një vepër penale të dënueshme me disa vite burg. Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer tha se ata do të mbyllnin një boshllëk në legjislacionin aktual. Parlamenti suedez duhet të miratojë ende masat, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 1 qershor. Puna për ligjet kundër terrorizmit po vazhdon prej vitesh dhe fakti që drafti është paraqitur tani po shihet si një sinjal për Turqinë në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit në NATO. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson e ka përshkruar legjislacionin e propozuar si një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së detyrimeve të Suedise, si pjesë e një marrëveshjeje me Turqinë dhe Finlandën në fund të qershorit të vitit të kaluar. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtare të NATO-s që nuk kanë ratifikuar ende protokollet e pranimit të dy vendeve nordike.. atsh