Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Inflacioni në shkurt, 7.1 %

INSTAT: Inflacioni në shkurt, 7.1 %

Inflacioni, i cili mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, shfaqi shenja ngadalësimi edhe në muajin shkurt të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin shkurt ishte 7.1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.9 %. Ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2023, krahasuar me janar 2023 është 1.1 %. Nivelin më të lartë inflacioni e shënoi në muajin tetor të vitit të shkuar, kur arriti 8.3 %, ndërsa në nëntor, dhjetor dhe janar shfaqi tendencë rënie. Krahasuar me muajin shkurt 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 13.5 %, pasuar nga grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.9 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 5.5 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.1 %, “veshje dhe këpucë” me 4.4 %, “argëtim dhe kulturë” me 3.4 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1 %, “shërbimi arsimor” me 2.3 %, “transporti” me 1.7 %, “komunikimi” me 1.2 % dhe “shëndeti” me 1 %. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 28 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 17.4 %, “peshk” me 16.3 %, “bukë dhe drithra” me 15.2 %, “mish” me 13.8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 13.2 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 9.6 %, etj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments