Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMicrosoft shkurton 689 vende

Microsoft shkurton 689 vende

Microsoft ka pushuar sot nga puna 689 punëtorë të tjerë në zonën e Siatëllit, hapi i fundit i ndërmarrë nga gjiganti i teknologjisë me seli në Redmond të Uashingtonit, për të ulur kostot mes një rënieje ekonomike në të gjithë industrinë pas pandemisë. “Punonjësit punonin në zyrat e Microsoft në Redmond, Bellevue dhe Issaquah, Uashington”, konformoi një zëdhënës i kompanisë. Shkurtimet u bënë publike fillimisht, në një njoftim të postuar të hënën nga Departamenti i Sigurisë së Punësimit të Shtetit, në Uashington. Deri më tani, Microsoft ka pushuar nga puna rreth 2 200 punëtorë të zonës së Siatëllit, ose 22% e 10 000 shkurtimeve globale. “Shkurtimet ishin të nevojshme për të përafruar strukturën tonë të kostos me të ardhurat tona dhe ku shohim kërkesën e klientit”, tha CEO, Satya Nadella. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments