Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka njoftuar se 1025 abonentë kanë instaluar panele fotovoltaike, me qëllim vetëprodhimin e energjisë elektrike. Sipas OSSH-së, fuqia totale e impianteve të instaluar arrin në 102 MW. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Tiranë dhe Durrës. Sipas shifrave panele kanë vendosur 627 konsumatorë, ose 59 përqind e instalimeve. Sipas Entit Rregullator të Energjisë pjesa më e madhe e impianteve të lidhur me rrjetin iu përkasin bizneseve, që shfaqën interes të shtuar për vetëprodhimin e energjisë, pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të vitit që shkoi. rtsh