Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMasa të reja për frenimin e varkave me emigrantë

Masa të reja për frenimin e varkave me emigrantë

Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar t’i japë fund tregtisë “imorale” të emigracionit të paligjshëm, ndërsa qeveria përgatitet të marrë masa të reja për të goditur kalimet me varka të vogla në La Mansh. Legjislacioni, i premtuar si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të trajtuar migracionin e paligjshëm, mund të vijë të martën, pasi sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha se e vetmja rrugë për në BM do të ishte një “rrugë e sigurt dhe legale”. Legjislacioni pritet të bëjë të papranueshme kërkesat për azil nga ata që udhëtojnë në BM me varka të vogla. Të ardhurit do të pengohen gjithashtu të kërkojnë azil gjatë kohës që janë në BM, me plane gjithashtu për t’i ndaluar ata të kthehen pasi të largohen. Sunak tha se masat e reja janë një hap drejt përmbushjes së premtimit të tij për të “ndaluar njëherë e përgjithmonë anijet”. Ai i tha gazetës The Mail On Sunday se ”migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale”. “Jam i vendosur të mbaj premtimin tim për të ndaluar anijet. Pra, mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht”, theksoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments