Friday, October 18, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETitujt në proces botimi nga Akademia e Studimeve Albanologjike

Titujt në proces botimi nga Akademia e Studimeve Albanologjike

Akademia e Studimeve Albanologjike ka publikuar një listë të titujve të rinj në proces botimi. Botimet përbëjnë një nga rezultatet kryesore të aktivitetit kërkimor dhe shkencor të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Këtu kontribuojnë jo vetëm studiuesit e të katër instituteve të ASA-s, po edhe shkencëtarë shqiptarë e të huaj nga të tjera qendra shkencore, universitare dhe albanologjike, brenda e jashtë vendit. Lista e botimeve që priten të dalin së shpejti nga shtypi, është ende në përditësim. Gjatë vitit 2023 është parashikuar të hidhen në qarkullim edhe ribotime të disa veprave, të cilat kanë pasur një ecuri të mirë në treg. Albanian Studies, Vol. 1, No. 1 (2022) Year V (VIII) Albanian Studies, Vol. 2, No. 2 (2021) Year IV (VII) Anila Omari, Studime rreth shqipes së vjetër (shek.XV-XVIII) Antropologji, Revistë e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, vëllimi 4/ numër 1/ 2021 Ardian Muhaj, Projekte kundërosmane në shek. XVI-XVII me fantazisë, interesit dhe realitetit Arian Leka, Konsensus dhe polemikë për emrat dhe mitet e letërsisë shqiptare Artan R.Hoxha, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nën komunizëm (1945-1967): Sipas kohës dhe situatës Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare: Franqisk A. Santori dhe trashëgimia gjuhësore e letrare shqipe. Përgatiti për botim: Merita Sauku Bruci Aktet e konferencës shkencore ndërkombëtare: Fjalëformimi në dritën e qasjeve dhe të prirjeve bashkëkohore. Përgatiti për botim: Adelina Çerpja Dramaturgu-poet Etëhem Haxhiademi në fokusin e trajtimeve letrare dhe gjuhësore Skënderbeu, Studim historik nga Julius Pisko, zëvendëskonsull i Perandorisë Austro-Hungareze dhe drejtues i Konsullatës së Përgjithshme Austro-Hungareze të Janinës. Përktheu dhe përgatiti për botim: Edmond Malaj Rami Memushaj, Për shqipen standarde IV, Studime gramatikore (Përmbledhje artikujsh) Revista “Studime Historike”, Viti LXXV (LVIII) 3-4/ 2021 Seit Mansaku, Studime në sintaksë teorike dhe të zbatuar. Përgatitën për botim: Anila Omari, Anila Kananaj Laura Smaqi, Evalda Paci, Arian Leka, Tomorr Plangarica, Virion Graçi, Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe Valter Memisha, Studime për fjalën shqipe, 7 (Përmbledhje artikujsh) Jani Thomai, Vepra 1-10 Virion Graçi, Autorë dhe dukuri letrare, I. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments