Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINdryshime ligjore për certifikimin e njësive agroturistike

Ndryshime ligjore për certifikimin e njësive agroturistike

Transformimi i zonave rurale përmes ringritjes që ka marrë bujqësia në oaze të agroturizmit po i jep një frymëmarrje të re ekonomisë lokale. I sintetizuar mes turizmit dhe bujqësisë, modeli i agroturizmit ka rezultuar i suksesshëm, duke garantuar treg të sigurtë për fermerët e zonave rurale, përmirësimin e ekonomisë fermere për familjet e angazhuara në punët e brendshme apo të zinxhirit të furnizimit në këto njësi. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së Agroturizmit në Shqipëri, të cilët i cilësoi “bletë punëtore” që i kanë kthyer aktivitetet e tyre ekonomike, ferma e bujtina, në magnet për të tërhequr energji rinore dhe interes në zonat më të thella rurale të Shqipërisë. Gjithashtu theksoi ministrja, agroturizmet janë shndërruar në pole të rëndësishme për tregjet bujqësore, për fermerët e vegjël që prodhojnë sipas traditës duke i dhënë vlerë prodhimeve, e shndërruar produktet në laboratorë shijesh. Krifca shprehu angazhim për ta forcuar më tej këtë segment të diversifikimit ekonomik në fshat, përmes investimeve që konsolidojnë identitetin unik të agroturizmeve në Shqipërinë rurale. “Jemi bashkë në këtë rrugëtim për ta forcuar më shumë këtë segment të diversifikimit ekonomik në fshat, për të ofruar më shumë standarde, investime, garantim të certifikimit të strukturave, por dhe të prodhimeve tipike në aspektin e sigurisë ushqimore, prodhime që identifikojnë dhe i japin identitet unik secilit prej këtyre flamurtarëve të zhvillimit rural në Shqipërinë rurale, që po na e njohin gjithnjë e më shumë vizitorët vendas e të huaj, duke e sjellë në vëmendjen e medieve më prestigjoze”, u shpreh Krifca. “Jemi konsultuar ngushtësisht me ta për ndryshimet në bazën ligjore për certifikimin e njësive agroturistike dhe jemi gati që bashkërisht me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ta miratojmë në Qeveri”, tha ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments