Një portret nga Pablo Pikaso i vajzës së tij, Maya është shitur në një ankand për më shumë se 21,6 milionë dollarë. I titulluar ”Fillette au bateau”, ky portret u pikturua nga Pikaso në vitin 1938, kur ajo ishte vetëm dy vjeçe e gjysmë. E mbushur me ngjyra dhe energji të bollshme, portreti u krijua pak pasi Pikaso kishte përfunduar ”Guernikën” e tij monumentale dhe përmbledh lumturinë që Maya solli në jetën e tij gjatë këtyre viteve sfiduese. Vepra të tjera të shitura në këtë ankand ishin ato të Gerhard Richter, Lucian Freud, Edvard Munch dhe Wassily Kandinsky. Kryevepra e Kandinskit e vitit 1910 ”Murnau mit Kirche II” u shit për rreth 44 milionë dollarë duke vendosur një rekord të ri ankandi për artistin rus. Piktura katër metra e gjatë e Munch “Dance on the Beach” (”The Reinhardt Frieze”) u shit për rreth 18 milionë dollarë duke e vendosur atë në mesin e dhjetë çmimeve më të mira të arritura ndonjëherë për artistin në ankand. atsh