Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAVeprimtari e përbashkët mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

Veprimtari e përbashkët mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

Në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u organizua një takim i këshillit organizativ të konferencës ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Shqipëri”. Kjo është një veprimtari e përbashkët ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Morën pjesë akademik Skënder Gjinushi, akademik Vasil Tole, akademik Isa Mustafa, akademik Anastas Angjeli, akademike Justina Shiroka Pula, akademik i asociuar Adrian Civici dhe anëtari korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Besnik Krasniqi. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi theksoi ecurinë e mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy akademive dhe sfidat kryesore të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në disa nga projektet më madhore me interes e vlera kombëtare. Akad. Isa Mustafa, nënvizoi domosdoshmërinë e sa më shumë takimeve e projekteve të përbashkëta ndërmjet dy Akademive tona. Akad. Anastas Angjeli dhe akad. Justina Shiroka Pula, diskutuan dhe bashkërenduan çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të konferencës së përbashkët për ta bërë atë një vlerë të shtuar të rëndësishme për perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri. Konferenca ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Shqipëri” do të mbahet në datat 6-7 tetor, në Prishtinë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments