Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet drejt Italisë, mbi 15.7 miliardë lekë

Eksportet drejt Italisë, mbi 15.7 miliardë lekë

Në muajin janar të këtij viti eksportet e mallrave drejt vendeve të BE-së arritën vlerën gati 29 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bëri të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës shkuan 55 % e totalit të eksporteve. Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 15.7 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Nga 11.3 miliardë lekë që është vlera e eksporteve të grupit “tekstile dhe këpucë“ për janarin, eksporti i këtij grupi drejt Italisë llogaritet gati 9 miliardë lekë. Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten gati 2.2 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet rreth 1.5 miliardë lekë. Eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rënie me 10 herë, duke zbritur në vlerën 219 milionë lekë, nga 2.19 miliardë lekë që ishin në janarin e vitit 2022. Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe produkte ushqimore, që në vlerë për muajin janar llogariten mbi 1 miliard lekë. Ndërkohë importet shënuan rënie. Referuar statistikave, importet drejt Italisë në muajin e parë të vitit llogariten 11.8 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë që ishin në janar të 2021. Importi i grupit “tekstile dhe këpucë” llogaritet 2.9 miliardë lekë me një rënie prej 300 milionë lekësh krahasuar me janarin e 2022-shit, kur u importuan 3.2 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ