Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPapa Françesku në Hungari për çështjen e migrantëve

Papa Françesku në Hungari për çështjen e migrantëve

Papa Françesku do të udhëtojë në Hungari në fund të prillit, njoftoi sot Selia e Shenjtë. Gjatë vizitës nga 28-30 prill, Papa do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Viktor Orban dhe do të takohet me emigrantët përpara se të kremtojë një meshë publike në ditën e fundit të vizitës së tij. Kreu i katolikëve të botës kaloi disa orë në Budapest gjatë një udhëtimi në Sllovaki në vjeshtën e vitit 2021. Udhëtime të tjera të papës 86-vjeçare këtë vit kanë ndodhur në Kongo dhe Sudanin e Jugut. Përpara udhëtimit të tij në Afrikë, kishte shqetësime për planet e tij të udhëtimit, të cilat fillimisht u shtynë për shkak të gjendjes së rëndë të gjurit. Papa ishte i ulur për shumicën e takimeve të tij dhe kryesisht lëvizte nga një vend në tjetrin në një karrige me rrota. Ai pritet në Lisbonë në fillim të gushtit për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë dhe në shtator ai udhëton për në Mongoli. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments