Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u tërheq vëmendjen institucioneve publike dhe organeve të tyre të varësisë, si edhe kryetarëve të bashkive Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe dispozitat e vendimit nr. 9 të Komisionit Rregullator për raportimin e aktiviteteve me karakter publik.
Nga monitorimi i ndërfaqes së raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për veprimtaritë publike të institucioneve, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022, janë konstatuar këto problematika:
Aktivitetet të cilat do të kryen nga institucionet, nuk janë raportuar në kohë duke mos respektuar afatin 5 (pesë) ditor për raportim, të sanksionuar në nenin 4, pika 4, të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator.
“Tematika e Veprimtarisë” së kryer nga institucioni raportues, është jo e plotë dhe e përgjithshme. Mungesa e detajuar e informacionit mbi tematikën e veprimtarisë bën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, mos të ketë mundësinë për të klasifikuar veprimtarinë e kryer si të ndaluar ose jo.
Sa më sipër, drejtuesit e institucioneve publike dhe kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të marrin masa të menjëhershme, për respektimin e dispozitave të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
http://kqz.gov.al/2022/02/26/raportimi-i-veprimtarive-publike-kqz-u-terheq-vemendjen-institucioneve-qendrore-dhe-kryetareve-te-bashkive/