Ujëvara e Sotirës në Gramsh, është një prej shumë bukurive natyrore që kurrsesi nuk duhen lënë pa u vizituar. Ajo është një nga ujëvarat më të bukura të vendit tonë, rrëzë të Malit të Tomorrit. Veçantia e saj qëndron në faktin se përbëhet nga tre burime që depërtojnë malin nga lartësi të ndryshme (20-100 m), duke krijuar pamje mbresëlënëse. Uji që bie prej saj më pas formon lumin me të njejtin emër. Kjo zonë ofron edhe mundësi për zhvillimin e aktiviteteve si kamping apo piknik në pjesën e lëndinës mbi ujëvarë. Ujevara e Sotirës gjendet jo më shumë se 20 km larg qytetit të Gramshit. Për shumë kohë, ky destinacion turistik, nuk ishte në itinerarin e turistëve vendas apo të huaj. Ndërkohë që, vitet e fundit, interesi ka ardhur gjithnjë në rritje edhe nga përtej kufirit. Zakonisht fundjavave, agjencitë turistike organizojnë ekskursione drejt Ujëvarës së Sotirës. atsh