Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE SHBA 10 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën

 SHBA 10 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen njoftoi sot një ndihmë ekonomike shtesë të konsiderueshme për Ukrainën, një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit të plotë të Rusisë. “Në muajt e ardhshëm, ne presim të ofrojmë rreth 10 miliardë dollarë ndihmë ekonomike shtesë për Ukrainën”, tha Yellen në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të G20-ës dhe shefave të bankave qendrore në Bengaluru, Indi. SHBA ka ofruar tashmë më shumë se 46 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën. “Qëllimet tona të dyfishta janë të degradojmë kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë dhe të zvogëlojmë të ardhurat që mund të përdorë për të financuar luftën e saj”, tha ajo. ”Këto veprime kanë një efekt. Ekonomia e Rusisë ishte gjithnjë e më e izoluar dhe industria e mbrojtjes po përjeton probleme të prodhimit”, tha ajo. Ministrat e financave të vendeve të G20 do të takohen në Bengaluru të premten dhe të shtunën për të diskutuar gjendjen aktuale të ekonomisë globale dhe çështjet e politikës financiare. India po kryeson këtë vit grupin G20 të ekonomive kryesore të industrializuara dhe në zhvillim. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments