Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESeminari “Përthyerje antropologjike” 2023 

Seminari “Përthyerje antropologjike” 2023 

Antropologu Ger Duijzings, nga Univeristeti i Regensburgut, (Gjermani) hap siparin e aktiviteteve të Seminarit Permanent “Përthyerje antropologjike” për vitin 2023. Dy çështje të rëndësishme, që lidhen sa me të ardhmen e studimeve në fushën e humaniteteve, shkencave sociale, albanologjisë në Shqipëri dhe Evropën Juglindore në përgjithësi, aq dhe me tematika të reja studimore, janë në fokus të këtij takimi, i cili do të zhvillohet në sallën “Rrok Zojzi”, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe të Studimit të Artit. Projekti madhor i Universitetit të Regensburgut “A small but fertile field: strengthening Southeast European Studies in Regensburg” (2022-2029)”, ku studimeve shqiptare i jepet një theks i veçantë, do të prezantohet në të gjitha përmasat e tij në pjesën e parë të takimit. Ndërsa puna më e re kërkimore e Ger Duijzings, në lidhje me rrugët postsocialiste, do të paraqitet nëpërmjet reflektimeve analitike bazuar në të dhënat etnografike. “A small but fertile field: strengthening Southeast European Studies in Regensburg” (2022-2029)” mbështetet nga fondacioni prestigjioz Volkswagen Foundation, për një periudhë shtatëvjeçare. Ky projekt aspiron të ndërtojnë një rrjet të gjerë bashkëpunimesh me institucione akademike, me qëllim rritjen dhe promovimin e dijes së shkencave sociale dhe humane në Europën Juglindore. Si drejtues i këtij projekti madhor, Prof. Ger Duijzings do të prezantojë qëllimet kryesore të këtij projekti, në të cilin Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit (IAKSA) është ndër partnerët kryesorë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments