Bashkimi Evropian do të financojë në Shqipëri 82.6 milionë euro përmes instrumentit IPA 3, për të mbështetur vijimin e reformave kryesore në vend që kanë kontribut të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit. Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e financimit midis Shqipërisë dhe KE-së, në kuadër të programit 2022 për instrumentin e paraanëtarësimit, ose siç njihet IPA 3. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi sot, pas mbledhjes së qeverisë se, paketa IPA 3 që qeveria e miratoi sot, përfshin asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 milionë euro. “Kjo asistencë do të mbështesë disa nga reformat kryesore të vendit me kontribut të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit evropian. Më konkretisht, BE do të mbështesë agjencitë e zbatimit të ligjit në vlerën 14.9 milionë euro, fazën e tretë të procesit të rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vlerë 9.7 milionë eurosh, vazhdimin e mbështetjes për reformën e drejtësisë që Shqipëria po zbaton dukshëm me rezultate dhe impakt”, u shpreh Dhuka. Po ashtu, shtoi Kryenegociatorja, “përmes një shume prej 5 milionë eurosh synohet forcimi i rolit të parlamentit dhe KQZ-së në demokraci, si dhe reformën thelbësore të ujit, me një vlerë prej 29 milionë eurosh”. “Ndërsa për instrumentin lehtësues për integrimin evropian që mbështet procesin e negociatave akordohet fondi prej 19 milionë eurosh. Për të mbështetur iniciativat e rinisë shqiptare, për të ndërtuar mundësi të reja në vendin tonë, përmes IPA 3 akordohet fondi 5 milionë euro”, tha Dhuka. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on